Celebrities Music Showbiz

“Të shohin si objekt seksi”, Linda Halimi rrëfen vështirësitë që hasi në industrinë e muzikës!

Linda Halimi është një nga këngëtaret me një zë shumë potencial që edhe pse nuk del në dalje televizive apo koncerte është mjaft e njohur nga audienca. Lindita Halimi në 2019-ën ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë që është vajzë dhe askush nuk e dinte që ajo ishte shtatzënë. Linda së bashku me partnerin e saj janë prindër të një vajze të vogël, Kaimana dhe jetojnë së bashku në Amerikë prej vitesh tanimë.

E ftuar mbrëmjen e kaluar nëpërmjet një lidhje direkte nga shtëpia e saj në Amerikë, në “Goca dhe Gra” në Top Channel, Linda tregoi se jo çdo gjë ka qenë e lehtë për të arritur aty ku ajo është sot. Këngëtarja ka treguar se i ka ndodhur që ta ngacmojnë edhe në sytë e bashkëshortit, ndaj ka zgjedhur të bëjë pushim nga muzika.

Si artiste femër, nëse mund ta them kështu, më shumë të shohin si objekt seksi sesa si artiste. Kur isha në studio, isha dhe me bashkëshortin dhe ai bënte sikur nuk ishte bashkëshorti im sepse nuk donte të më prishte punë. Kur mbaronte kënga më thoshte një producent me emër, ‘çfarë do bësh më vonë, do shohim film bashkë?’. Pas disa kohësh, vendosa të bëj pak pushim dhe të mos merrem më me industrinë e muzikës. Nuk kam hequr dorë, thjesht nuk e kam marrë më me ngulm. U dëshpërova se isha shumë në siklet. Më thonin ‘hajde shkojmë në pushime, unë dhe ti dhe vendosim këngët që do të marrësh’.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë moment kur bashkëshorti i saj i ka thënë që të heqë dorë, Linda u përgjigj kështu:

Jo, ai ka qenë mbështetësi më i madh. Nuk më ka thënë kurrë hiq dorë, por më ka thënë e gjejmë diku tjetër. I kemi lekët tona dhe nuk kemi nevojë. Por i thoja, 8 këngë i kam bërë me këtë producent, kam harxhuar gjithë ato lekë në studio. Një orë në studio kushton 65 dollarë në Amerikë dhe duhet gjithsesi të marrësh 4 orë. Pra 4 orë çdo ditë, imagjino sa lekë. Normal që ishte dëshpërim se gjithë ato foto e këngë me atë producent me nam dhe në fund po dal shumë keq se asnjë këngë nuk e kam nga ai.

Së fundmi është përfolur shumë për një divorc dhe kjo falë mungesës së fotografive nga çifti. Dukeqenëse, rrjetet sociale janë një mjet kryesor që ne mund të kuptojmë se nëse një çift janë apo jo bashkë, pasi një ‘like’ apo ‘unfollow’ tregon shumë.

Mirëpo, Linda duket se ka vendosur t’ju japë fund thashethemeve duke publikuar një  fotografi të partnerit të saj, Davon. Krahas postimit, bukuroshja e ka shoqëruar me një mbishkrim shumë romantik.