Showbiz

Lorik Cana baba për herë të dytë?!

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”.

Krahas planeve dhe projekteve profesionale ajo që ngjalli interes ishte diskutimi për jetën e tij private dhe kryesisht për familjen.

Pak ditë më parë Loriku dhe bashkëshortja e tij italiane Monica festuan 3 vjetorin e lindjes së vogëlushit të tyre Bojken por gjithashtu ata janë duke menduar për një tjetër fëmijë.

Ish-futbollisti u shpreh se dëshiron që djali i tij të ketë një motër të vogël madje bashkëshortja e tij i’a ka gjetur edhe emrin.

Ajo ka dëshirë që nëse do të ketë fëmijë në të ardhmen dhe ajo të jetë vajzë atëherë do ta quajë Enkelejda.