Bota

Lufta civile vijon të ndikojë në Sudan, qytetarët humbin lidhjen me internetin!

Lufta civile po vijon të shkaktojë probleme në Sudan, ku këtë herë vendi është zhytur në ndërprerje të internetit.

Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë mohuar përgjegjësinë e kësaj ngjarjeje.

NetBlocks, një mbikëqyrës që monitoron lirinë e internetit, shkroi në “X” se ka pasur kolaps të lidhjes së njerëzve me internetin në Sudan.

Sipas BBC disa njerëz raportuan se që prej së premtes nuk po hyjnë në internet, por situata është përkeqësuar që atëherë. Mediat e lidhura me shtetin kanë fajësuar RSF-në.

Megjithatë, sipas faqes së lajmeve Sudan Tribune, një zyrtar i RSF-së akuzoi ushtrinë për lëshimin e urdhrave të drejtpërdrejtë për të ndërprerë komunikimin në pjesë të shteteve Darfur, Kordofan, Khartoum dhe Gezira, të cilat janë kryesisht nën kontrollin e grupit paraushtarak.

Ndërprerja e rrjetit shton një shtresë tjetër vështirësie për një komb në luftë. Në përgjigje të konfliktit të vazhdueshëm, Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 4.1 miliardë dollarë për të adresuar nevojat urgjente humanitare të atyre në Sudan dhe njerëzve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Sipas OKB-së paktën nëntë milionë njerëz janë zhvendosur, ndërsa rreth 25 milionë,  gjysma e gjithë popullsisë, kanë nevojë për ndihmë.