Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli pjesë e ‘She’s On Top’? Ja çfarë thotë Kristi!

Vetëm para pak javësh, këngëtari Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në Big Brother ku edhe fitoi çmimin e madh. Pjesëmarrja e tij bëri që ai t’i kthehej skenës dhe të punojë për projekte të reja. Ka kaluar shumë pak kohë nga përfundimi i këtij rrugëtimi dhe ai ka arritur të publikojë dy këngë shumë të suksesshme (2 shotsa, në bashkëpunim me Donald Veshaj dhe ‘Përjetësisht’). Krahas gjithashtu është angazhuar për të sjellë plot surpriza për publikun që e mbështet.

Dashamirësit e tij padyshim duan ta shohin kudo e sidomos krah ish-banorëve të tjerë me të cilët ai ndau këtë rrugëtim. Në një ‘Ask’ të bërë nga finalisti, Krist Dragot në Instagram-in e këtij të fundit, një ndjekës e pyeti nëse do të jetë Luizi i ftuar special në jurinë e spektaklit që sapo ka nisur në Top Channel, ‘She’s On Top’. Teksa Kristi si pjesë e jurisë profesioniste i ka drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë fituesit të ‘BBV 2’, teksa e etiketon:

Ke kërkesa

Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” ku dhe pati mjaft debate mes tyre. Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Jo vetëm kaq, por në një përballje mes tyre Jori është shprehur se Kristi ka tërheqje seksuale për të.