Celebrities Gossip Showbiz

Luizi mërzitet me Kiarën pakënaqësitë ia shfaq Efit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.

Megjithatë, pavarësisht afrimitetit të ditëve të fundit, debatet mes tyre kanë qenë të shpeshta dhe Luizi ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me Kiarën pikërisht te Efi.

Kjo më shkatërron, nuk më ndihmon. Ndihmë i kërkova dhe nuk ma dha. Ndihmë të ndihem mirë shpirtërisht dhe emocionalisht. Unë dua që kur të shkoj te kjo ta lëshoj veten dhe të bie në krah të saj. Nuk dua me u puth, një përqafim i saj mjafton. Nuk është punë, është kënaqësi…