Showbiz

Lumi B shpjegon përse grupi KAOS nuk ka lançuar më projekte muzikore

Lum Berisha dhe Vigan Boletini ishin dyshja e suksesshme e grupit të reperave KAOS. Prej vitesh projektet e tyre muzikore janë mirëpritur dhe pëlqyer shumë nga publiku megjithëse së fundmi duket se askush nuk po arrin dot t’i shohë askund.

Lumi B në një intervistë për median kosovare ka sqaruar publikun duke thënë se mes ish kolegut të tij nuk ka asnjë hatërmbetje dhe grupi nuk është përçarë për shkak të ndonjë konflikti.

Ata thjeshtë kanë evoluar dhe secili ka marrë rrugën e tij qoftë familjare qoftë në karrierën profesionale.