Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Madonna nderon Michael Jackson gjatë turneut të saj!

Turneu i shumëpritur i Madonna-s ka nisur, me ndalesën e parë në Londër. “Mbretëresha e popit” do të udhëtojë në 15 vende, për të dhënë 78 koncerte dhe për të argëtuar publikun e saj. Gjatë koncertit të saj në Londër, Madonna nuk ka munguar të bëjë homazhe dhe për Michael Jackson.


Ekranet pas saj u ndezën, duke treguar yllin dhe këngëtaren duke kërcyer së bashku me një remix të këngëve të famshme ‘Billie Jean’ dhe ‘Like a Virgin’. Më pas ata përqafohen ndërsa në ekran lexon “Unë kurrë nuk do të mund të them lamtumirë“.

Madonna nuk e fshehu emocionin e saj gjatë koncertit, duke i thënë publikut të saj: “E imagjinonit këtë? O Zot, është shumë mirë të kthehesh në Londër.”

Jam e habitur që kam arritur deri këtu, dhe dua ta them këtë në kaq shumë mënyra. Si arrita deri këtu? Për shkak të jush”, shtoi ai.