Auto & Moto

Makina e paprekshme 100 milionë dollarëshe tanimë në ‘duart’ e vlogerit MrBeast!

YouTuberi i njohur MrBeast publikoi ditë më parë një video në kanalin e tij ku provoi makina të shumta nga një që kushtonte 1 dollarë e deri tek më e shtrenjta me çmimin 100 milionë dollarë. Automjeti 100 milionë dollarë ishte Ferrari i parë në botë që përdorej vetëm nga një person, por vlogeri MrBeast pati mundësinë të ulej në vendin e pasagjerit.

Kjo makinë është aq shumë historike dhe e vlefshme sa që i vetmi njeri në botë që e ka të drejtën për ta përdorur në rrugë është një përfaqësues muzeu. Në videon që tashmë ka marrë qindra miliona klikime, MrBeast shpjegoi se makina duhej të ngaset vetëm në një urë të posaçme pa specifikuar vendin. Rruga u pastrua në të gjitha anët dhe policia mbylli të gjitha rrugët e tjera. Kjo u bë pasi ata duhet të siguroheshin që të mos i bëhej asnjë dëm makinës 100 milionëshe.