Aktualitet

Maturantët në vend ngrihen në protestë, kundërshtojnë tezën e matematikës!

Maturantët në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë e Gjirokastër  protestojnë për vështirësinë e provimit të matematikës. Në Tiranë maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe janë ulur në rrugë dhe protestojnë me pankarta nëpër duar duke kërkuar të drejtën e tyre.

Sipas tyre teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë. Ata theksojnë se një notë e keqe do të penalizojë të ardhmen e tyre për degën që duan.

Maturantet shprehen se ka pasur një formulim të gabuar të tezes nga ministria dhe sistemi i pikëzimit ka qenë ndryshe nga sa i është shpjeguar atyre. Ata shprehen se gjithçka është bëre me tendence nga ministria.

 Ata shprehen se pyetjet ishin marrë nga interneti ndërsa kërkojnë uljen e pragut të pikëve dhe rivlerësim.

Edhe maturantët e Gjirokastrës kanë kundërshtuar provimin e matematikës pasi sipas tyre pyetjet nuk ishin hasur asnjëherë në programet mësimore në tre vitet e gjimnazit.

Përfaqësues të maturave të shkollave të Durrësit u mblodhën para Drejtorisë së Arsimit dhe protestuan lidhur me shkallën e vështirësisë së tezës. Sipas tyre kjo tezë ishte mbi mesataren e shkallës së vështirësisë çka nuk reflekton mënyrën sesi është zhvilluar mësim gjatë kohës së gjatë të pandemisë.

Maturantët kërkojnë tjetër mënyrë të pikëzimit në mënyrë që ata të mos digjen në rrugën e tyre të dijes.