Auto & Moto

Mbërrijnë në Evropë furgonat elektrikë të Rivian!

Furgonat elektrikë të prodhuesit Rivian, të përdorur nga gjiganti Amazon, kanë mbërritur në Evropë. Siç raportohet, furgonët e parë Rivian do të lançohen në Gjermani, ku mbi 300 prej tyre janë gati për t’u operuar në rrugët e Mynihut, Berlinit dhe Dyseldorfit në javët e ardhshme.

Partneriteti Rivian-Amazon daton nga viti 2019, ku gjiganti i blerjes online ka investuar 700 milionë dollarë në këtë prodhues automjetesh. Disa muaj më vonë, Amazon ra dakord të blinte mbi 100 mijë furgona nga Rivian, duke i nxjerrë ato deri në fund të dekadës si pjesë e angazhimit mjedisor Climate Pledge të bashkë-themeluar nga Amazon për të arritur emetimet neto të karbonit deri në vitin 2040. Një vit më vonë, Amazon prezantoi furgonin e saj elektrik për dërgesa të ndërtuar nga Rivian me një dizajn të pastër dhe modern brenda dhe jashtë.