Bota

Mbi 4 mijë të zhvendosur nga Libani jugor!

Më shumë se 4,200 njerëz janë zhvendosur nga fshatrat në Libanin jugor për shkak të përleshjeve kufitare me Izraelin.

Rreth 1,500 persona të zhvendosur janë zhvendosur në ambjentet e tre shkollave në qytetin bregdetar të Tirit, rreth 20 kilometra në veri të kufirit.

Disa janë shpërngulur tek të afërmit ose kanë marrë shtëpi me qira, por të tjerët nuk kanë ku të shkojnë, ndërsa qeveria libaneze ka pak burime ekonomike.

Disa linja ajrore kanë anuluar fluturimet për në Bejrut. Vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Gjermania kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të largohen nga Libani.

Gati 80% e izraelitëve fajësojnë kryeministrin, Benjamin Netanyahu, për dështimin për të parandaluar sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit nga Hamasi, sipas një sondazhi të fundit.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 65 për qind e izraelitëve mbështesin një ofensivë tokësore kundër Rripit të Gazës, ndërsa 21 për qind e kundërshtojnë atë, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

Vetëm 8% e të pyeturve nuk e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës për sulmet në jug të Izraelit pranë Rripit të Gazës të rrethuar, të cilat vranë të paktën 1,400 njerëz. Instituti Lazar e kreu sondazhin në datat 18-19 tetor.