Botë e Çuditshme

Mbijetoi për 24 ditë në det të hapur duke ngrënë vetëm ketchup, tani kompania Heinz ka një surprizë për marinarin!

Një burrë i humbur në det për 24 ditë në një varkë me vela tha se mbijetoi duke ngrënë vetëm ketchup dhe hudhra. Elvis Francois tregoi se si ai humbi shpresën teksa humbi në Detin e Karaibeve. 47-vjeçari u pikas pasi skaliti fjalën “ndihmë” në varkën e tij. Sprova e marinarit filloi në dhjetor, kur varka e tij u përfshi në det nga rryma të fuqishme ndërsa ai po bënte riparime në ishullin e Shën Martinit në Antilet Hollandeze, ku jeton.

Ai gjithashtu u përpoq të ndezte një zjarr për të dërguar një sinjal por pa sukses. Përfundimisht ai arriti të lajmërojë një aeroplan që kalonte duke sinjalizuar me një pasqyrë. Francois u pa në veriperëndim të gadishullit La Guajira, i cili kufizohet me Venezuelën, përpara se të shoqërohej në qytetin port të Kartagjenës me ndihmën e një anijeje me kontejnerë.

Tashmë, kompania Heinz është në kërkim të burrit që mbijetoi 24 ditë në anije duke ngrënë vetëm ketchup, me qëllim që të mund t’i blejnë një anije të re. Marinari Elvis Francois, i cili u gjet në janar pas 24 ditësh në det dhe që mbijetoi falë ketchup-it Heinz, mund të bëhet me një anije të re të teknologjisë moderne.

Më 14 shkurt, kompania publikoi një ftesë në rrjetet sociale, duke shpresuar të gjurmonte marinarin nga Republika Dominikane. Sipas profileve të Heinz në mediat sociale, ata tashmë kanë kontaktuar me qeverinë e Republikës Dominikane, kombin ishull nga është Francois, si dhe marinën kolumbiane, e cila e shpëtoi atë në veriperëndim të Puerto Bolívar, Kolumbi. Komp[ania njoftoi:

Ne po kërkojmë të gjitha të dhënat e besueshme për të kontaktuar Elvis, në mënyrë që të mund të ndihmojmë në mbulimin e anijes së re të pajisur me teknologji të plotë të lundrimit, për të shmangur një fatkeqësi tjetër në të ardhmen.

Francois po riparonte varkën e tij pranë pjesës holandeze të ishullit Saint Martin në dhjetor. Ai u tha autoriteteve kolumbiane se i mungonin aftësitë lundruese për t’u kthyer në breg. Elvis mbijetoi me një shishe ketchup dhe pluhur hudhre që i përziente me ujë. Ai u shpëtua pasi një aeroplan vuri anijen e tij me fjalën “ndihmë” të gdhendur në të.