Botë e Çuditshme Food & Drink

Tanimë akulloren mund ta shijoni me ketchup ose bizele…

E keni menduar ndonjëherë sesi do të ishte një akullore me “ketchup”, apo me biskota dietike, apo me bizele? Të gjitha këto shije, mund t’i testoni, nëse jeni për një shëtitje në Londër, atje ku është hapur nga fundi i muajit qershori, dyqani “Projekti i Akullorës”, i konceptuar dhe tashmë i vënë në jetë, nga stilistja britanike e aksesorëve, Anya Hindmarch.

E lodhur nga shijet tradicionale të akullores, ajo vendosi të hapë një dyqan të vogël me varietete akulloresh e sorbetosh, me shije larg klasikes së ëmbël por me salcë pikante, spec djegës, patatina apo cereali, sikurse edhe ushqime të ndryshme, që ne i përdorim çdo ditë në kuzhinë.

Gjithçka të kripur apo që njerëzit e përdorin edhe në “fast foode” apo restorante, Sarah e përdor në akullore dhe fruta të thata. Sarah ka lidhur kontratë për këtë projekt deri më 27 gusht. Ndërkaq, në këtë sezon veror njerëzit mundohen t’i gjejnë vetes së tyre freskim duke konsumuar ushqime dhe pije të cilat do ti ndihmonin trupit për ta rregulluar temperaturën.

Shpesh në këto raste ajo që na bie ndërmend janë akulloret por nuk duhet të konsumojmë gjëra të cilat përmbajnë shumë ujë. Një numër i madh njerëzish të cilët kërkojnë akullore në mot të nxehtë dhe hanë sasi të mëdha me idenë për t’u freskuar e kanë gabim. Konsumimi i saj në sasi më të mëdha mund t’ju ngrohë dhe jo freskojë. Disa shkencëtarë pohojnë se trupi ngrohet duke ngrënë ushqime me shumë kalori si akulloret.