Food & Drink

Mbrëmjet e verës nuk kanë kuptim pa pak alkool! Ju prezantojmë me disa nga koktejet më të mira!

Ah, vera! Moti i nxehtë nënkupton të ulesh përpara kondicionerit pa ndërprerje, duke konsumuar diçka e duke parë serialin tënd të preferuar. Çfarë ka më freskuese se pemët dhe alkooli? Për këtë sezon, ne ju prezantojmë koktejet më të mira me fruta:

Kokteji “Bloodhound”

Me vetëm pak fruta të përziera dhe me shumë alkool, “Bloodhound” ka një aromë që të mposht menjëherë dhe do të “dashuroheni” me të direkt pasi t’a pini.

Kokteji “Meyer Lemon Rosemary Gin Fizz”

Ju kurrë nuk mund të gaboni me pak limon dhe pak gaz në një pije. Lëre pastaj t’i shtoni pak rozmarinë, e cila do t’i jap asaj pije aromën e mrekullueshme që nuk e dinit se ju duhej në një koktej.

Kokteji “Summer Fruit Sangria”

Merrni ndonjë frutë që keni në dorë dhe hidheni në verën tuaj të preferuar të bardhë dhe keni përgatitur kështu një “sangria” tipike për ditët e nxehta. Rekomandohet një shumëllojshmëri e frutave si manat, agrumet dhe pjeshkat.

Kokteji “Spiked Blackberry Vanilla Lemonade”

Limonada dëshiron të jetë një koktej. Shumë mirë! Thjesht shtoni pak vanilje në pije, përzijeni pak dhe do të na falenderoni më vonë.

Kokteji “Strawberry Pom Mojito”

Pak luleshtrydhe dhe shegë në një mojito? Ide perfekte, çfarë po prisni?!

Kokteji “Pineapple Coconut Champagne”

Kokteji me shampanjë, ananas dhe arra kokosi është një dashuri. Vetëm pas një gllënke nuk do t’i rezistoni më. Nisni një trend të ri me këtë pije me shije frutash ekzotike.

Kokteji “Kiwi Collins”

A mund të pajtohemi të gjithë që kivi është një frut i nënvlerësuar? Le t’i kushtojmë kivit vëmendjen që meriton dhe ta përziejmë me pak alkool. E mrekullueshme, thjesht provojeni!

Kokteji “Blood Orange Old Fashioned”

Nëse ideja juaj për një koktej me shije frutash është një uiski e tërë me një shtesë të lehtë të disa agrumeve, atëherë ky është koktej për ju.

Kokteji “Blackberry Gin & Tonic”

Xhin, tonik, pak manaferra dhe keni krijuar pijen më të mirë që egziston. Nëse e keni kursyer xhin-in për një rast të veçantë, ky është momenti.