Bota Botë e Çuditshme

Me ardhjen e Pashkëve, në Zelandën e Re ndodh çdo vit kjo masakër!

Në Zelandën e Re, kjo periudhë njihet si sezoni për të vrarë lepujt për shkak të Pashkëve. Por këtë vit do të ndalojë kjo masakër vjetore. Ndërkohë, pritet të vendoset në vend të kësaj një virus vdekjeprurës. Kjo pasi lepujt e egër konsiderohen si një dëm serioz në Zelandën e Re, veçanërisht në zonat rurale, me ndikim të madh në bujqësi dhe peisazhet vendase.

Madje, gjuetarët konkurrojnë se kush mund të vrasë më shumë lepuj. Në vitin 2022 u vranë plot 12,000. Megjithatë, këtë vit gjuetia është anuluar për shkak të rreziqeve nga zjarri dhe shqetësimeve për shëndetin dhe sigurinë dhe ndërkohë, lepujt e rajonit po shumohen. Sipas ministrisë së industrisë parësore, lepujt i kushtojnë Zelandës së Re rreth 50 milionë dollarë.