Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë” u vu re miqësia e Oltës me Sara Hoxhën, partneren e Ledri Vulës. Gjatë një bisede të bërë në “Whatsapp”, Olta i ka dërguar një fotografi Sarës, ku shihet një pjatë me bukë, domate, gjizë, ullinj që me pak fjalë është një ushqim që çdo shqiptar e ka të preferuarin e tij. Këtë Olta e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar:
Olta: Si e josh në Sarën
Sara: Dalim në origjinë shpejtë
Tashmë, “Në kuadër të dashurisë” është më afër se kurrë. Traileri zyrtar do të shfaqet këtë javë dhe po ashtu do të dalin në shitje biletat për të ndjekur filmin në sallat e kinemasë. Pra, tregohuni të vëmendshëm!