Aktualitet

Me drogë në makinë, në pranga 19-vjeçari nga Elbasani!

Një 19-vjeçar u vendos në pranga në Elbasan, në kuadër të operacionit “Tempulli”. I riu u kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të fshehur në automjetin që drejtonte. Në rrugën “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë ndaluan makinën me drejtues shtetasin me iniciale K.K dhe gjatë kontrollit, u gjet kanabisi që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në njoftimin e policisë thuhet: 

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit me iniciale K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër zhvillim, një grua u arrestua dhe një tjetër u vu nën hetim në Aeroportin e Rinasit, pasi në valixhe iu gjetën veshje të padeklaruara në doganë.

Njoftimi i policisë: 

61-vjeçarja me iniciale V.M. dhe 52-vjeçarja me iniciale M.B., teksa mbërritën në Shqipëri, gjatë kontrollit, kishin me vete veshje për femra, të markave të ndryshme, që nuk ishin deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj;

Për të njëjtën arsye është vënë në pranga 26-vjeçrja me inciale E.K. dhe vënë nën hetim 24-vjeçarja me iniciale H.K.

Ndërkohë, nën hetim është vënë një shtetas gjerman, pasi u kap me 30 mijë euro të pa deklaruara. Paratë e 44-vjeçarit me iniciale N.Z. u sekuestruan si provë materiale.