Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Më ka pyetur si duket babai im…”/Mikja e Ilnisës zbulon më tepër detaje rreth vajzës së banores së BBV!

Të ftuara në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Xhilda Luzi dhe Aulona Musta, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Teksa po diskutonin në lidhje me lojën, raportin që Ilnisa ka krijuar brenda shtëpisë me Meritonin, vajzat u shprehën se:

Xhilda: Të qenurit nënë nuk të bën të mos jesh femër, ti ke emocione dhe ke të drejtë të dashurosh. Unë këtë marrëdhënie të Ilnisës nuk e shikoj si turp që ti të mësosh edhe fëmijën tënd që ti të jesh i lirë, të dish të duash dhe të ndjekësh zemrën. Për aq sa e njoh unë nga jashtë është e vërtetë që Anaisi ia kërkon Ilnisës sepse një fëmijë i edukuar mirë do që nëna të jetë e lumtur. Shpeshherë edhe kur kam qenë prezente ajo vetë më thoshte që “unë dua që mami të ketë dikë që të mos jetë më vetëm”.

Nuk është kollaj që ta shohësh edhe nënën tënde që çdo gjë e bën vetëm sepse ajo e ka rritur atë fëmijë e vetme. Këtu do të doja të përgënjeshtroja çfarëdolloj gjëje për aq sa kam unë informacion. 

Albana: Doli ish-partneri në rrjetet sociale duke postuar disa fotografi…

Xhilda: Ajo është marrëdhënia e tyre dhe unë nuk dua të ndërhyj sepse mua nuk më takon, por ajo që mund të them nga eksperienca ime me Anaisin, ku vetë ajo më ka pohuar dhe më ka pyetur ‘Si është babai im?’ apo ‘Si duket ai?’ Nuk mendoj që nëse do të kishte kontakt me atë do e thonte këtë pyetje. 

Xhilda tregoi se me Ilnisën kanë qenë edhe fqinje ndërkohë Aulona shtoi se:

Për të mbështetur atë që u tha deri tani dua të them se për fat të keq në Shqipëri kur një burrë bëhet baba nuk ndalon së qëni burrë ndërsa kur një grua bëhet nënë ndalon së qëni grua dhe është vetëm nënë.