Celebrities Gossip link in bio Magazine Showbiz Sport

Mediat e bëjnë të sigurtë, portieri i kombëtares italiane është në një lidhje me yllin e “Big Brother…”

Portieri i ekipit të Totenhamit po kalon një moment mjaft pozitiv në karrierën e tij, teksa është titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij. Mediat italiane duket se kanë zbuluar një romancë të re në botën e futbollit. Bëhet fjalë për portierin e Totenhemit dhe Italisë, Xhulialmo Vikario, i cili duket se është në një lidhje me yllin e “Grande Fratello” (Big Brother) Antonela Fiordelisi. Modelja është parë që ka kaluar natën e ndërrimit të viteve në Londër dhe sipas “Corriere dello Sport” arsyeja ishte takimi me portierin 27-vjeçar. Antonela përveç se modele, është gjithashtu dhe një influencer në rrjetet sociale, ku numëron 1.5 milionë ndjekës në “Instagram”.

Sa i përket portierit, ai po kalon një formë mjaft të mirë teksa është portieri titullar në ekipin e Totenhamit, kjo dhe pas largimit të ish portierit dhe kapitenit Hugo Lloris drejt kampionatit amerikan. Nëse në ekipin e tij e ka fituar dhe siguruar tashmë një vend titullari, gjërat bëhen pak më të vështira në Kombëtaren e Italisë pasi konkurrencën e luan me portierin e Paris Saint Germain, Donnarumma. Kujtojmë gjithashtu se Kombëtarja kuq e zi do të përballet me Kombëtaren italiane në muajin qershor në kampionatin europian që do të zhvillohet në Gjermani. Pikërisht ndeshja e parë e kuq e zinvje tanë do të jetë ajo me Italinë në stadiumin ´Signal Iduna Park´ në qytetin e Dortmundit.