Celebrities Gossip Showbiz

Megi Pojani sfidon fansat, ‘ofron’ puthje për 10 mijë euro!

Moderatorja e njohur, Megi Pojani, është mjaft provokuese në profilet e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here “ngacmon” ndjekësit me video ose foto të nxehta, ku nuk lë vend për imagjinatën. Por së fundmi, Megi ka vendosur që të sfidojë të gjithë fansat teksa iu drejtua me një pyetje.

Bukuroshja brune postoi disa imazhe ku zbulon se i ka dalë herpes në buzë dhe i pyet fansat nëse do e puthnin për një shumë prej 10 mijë euro.

“A do e puthje këtë herpes për 10 mijë euro”, shkruan Megi.

Ndërkohë kujtojmë se Megin shumë shpejt do ta shohim në ekranin e Top Channel, nën moderimin e programit të dashurisë “Për’puthen”. Kur Megi konfirmoi lajmin se do ishte në “Për’puthen” u shpreh se ‘ky sezon nën drejtimin e saj do të jetë zjarr’.

“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee”, tha më herët Pojani për Top Channel.

Ndërkohë përmes postimeve në rrjetet sociale, moderatorja e njohur u ka bërë thirrje djemve dhe vajzave që duan të bëhen pjesë e programit të dashurisë, të bëhen pjesë e aplikimeve. Madje Megi thotë nëse do të niste nga e para eksperiencën e saj në televizion, do ta bënte përmes një programi “dating”. Kështu, ajo fton këdo që do të shijojë këtë eksperiencë unike, të mos hezitojnë të aplikojnë.