Showbiz

Mel B humbet përkohësisht shikimin

Pjesëtarja e “Spice Girls” duket se nuk është fort në gjendje të mirë. Burime pranë saj thonë se ajo ka patur një infeksion në sy e si rrjedhojë mbeti përkohësisht e verbuar.

Ajo i është nënshtruar mjekimeve dhe duket se herpesi në sy po mbahet nën kontroll nga mjekët. Ky lloj herpesi shkakton skuqje, enjtje rreth syve dhe humbje të shikimit.

Grupi gjithashtu po përgatitet për turneun e shumëpritur të ribashkimit dhe Mel B sigurisht që do të jetë e pranishme.