Celebrities Music Showbiz

Mel B tregon ‘betejën’ e saj pas infektimit me COVID-19!

Këngëtarja e njohur nga grupi “Spice Girls”, Mel B ka zbuluar se është infektuar me COVID-19 prej pesë javësh tashmë dhe se ende është duke u rikuperuar. Ylli i grupit të famshëm muzikor, tani 46-vjeçe, ndau me ndjekësit e saj disa fotografi të realizuara më parë nga udhëtimi në Maldive, ku qëndroi në një vilë private.

Sidoqoftë, këngëtarja pranoi se realiteti ishte se qëndroi në shtrat duke kaluar ditën e fundit të COVID-19, duke shtuar se:

Në mendjen time unë jam këtu në Maldive, ah çfarë vendi i bukur, uji i pastër kristal, duke u llastuar në vilën time private që mban emrin tim. Por në realitet jam në shtrat duke kaluar COVID-19. Kanë kaluar pesë javë deri më tani. 

Në imazhe dukej ylli i muzikës pop që notonte në ujërat e kristalta dhe pozonte me bikini, por ajo pranoi se gjendja e saj aktuale shëndetësore ishte shumë larg nga parajsa. Ajo e shoqëroi shkrimin me disa ‘hashtags’ të cilat thonin: “Kanë kaluar pesë javë deri më tani”, “më ktheni në parajsë” apo “COVID-19 nuk është shaka”.

Rikujtojmë se, “Spice Girls” ribashkohen për herë të parë në më shumë se një vit për të punuar në lançimin e projektit të tyre të ardhshëm. Grupi i famshëm i vajzave u takua në Londër për të xhiruar pjesët për projektin e tyre të ardhshëm në internet, megjithatë 47 -vjeçarja Victoria Beckham, e cila aktualisht është në Miami, nuk ishte e pranishme dhe është shprehur se nuk ka dëshirë të jetë e përfshirë.

Geri Horner, Mel B, Emma Bunton, Melanie C, u mblodhën në ‘Black Island Studios’ për të punuar në projektin e ardhshëm, për të cilin thuhet se janë shumë të emocionuara. Është diçka që ato kanë qenë në pritje gjatë gjithë kësaj kohe. Vajzat kanë treguar se një nga disa gjëra në të cilat ato po punojnë, përfshijnë një film të animuar.