Showbiz

Mel B shtrohet në një qendër rehabilitimi nga varësia ndaj seksit dhe alkoolit

Që pas divorcit me bashkëshortin e saj abuzues, Belafonte, Mel B ka nisur rrugëtimin e saj për të krijuar një libër ku rrëfen çdo detaj rreth kësaj martese.

Së fundmi miket e këngëtares kanë treguar se ajo vuan jo vetëm nga stresi post-traumatik por gjithashtu edhe nga varësia ndaj seksit. Ato theksuan se Mel kryente marrëdhënie seksuale 3 herë në ditë me 3 meshkuj të ndryshëm pas divorcit të vështirë.

Orë më parë ajo ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke luajtur me vajzën e saj dhe në tavolinë gjendet një libër që supozohet të ndihmojë njerëzit të dalin nga këto varësi.

Mel B ka vendosur që shumë shpejt të shtrohet në një qendër rehabilitimi me shpresën që të gjitha traumat dhe varësitë e saj të kurohen.