Showbiz

Mel B zbulon për herë të parë tentativën për vetëvrasje: “ja si konsumova 200 pilula aspirine”

Mel B duket se i ka kaluar të gjitha periudhat e vështira të jetës së saj dhe është gati të ndihmojë të gjithë njerëzit, historia e të cilëve është e ngjashme me të sajën.

Pjesëtarja e “Spice Girls” është mjaft e lumtur për ribashkimin e grupit dhe kthimin e tyre në skenë për turneun e shumëpërfolur në Britani.

43-vjeçarja gjithashtu do nxjerrë në treg edhe librin e saj të parë të quajtur “Brutaly Honest” ku flet për abuzimet fizike dhe psikologjike të ish bashkëshortit të saj Stephen Belafonte, varësinë nga alkooli, dhe tentativat për vetëvrasje.

Në librin i cili do të publikohet më 27 nëntor, këngëtarja tregon se si tentoi të vetëvritej në tualetin e shtëpisë së saj duke konsumuar 200 pilula aspirine.

“I kisha humbur shpresat për një jetë më të mirë, kisha humbur arsyet për jetuar dhe logjikën. Teksa po i afrohesha konsumimit të 200 pilulave aspirine kuptova sa gabim po bëja dhe sa shumë vlen jeta ime” ,-shkruan ajo në vargjet e librit.

Më pas në një intervistë për “The Sun”, Mel B u shpreh se menjëherë pas pirjes së tyre filloi të godiste veten në mënyrë që të mos humbte ndjenjat dhe thirri urgjencën.

Pas shtrimit në spital dhe përballjes me vajzat e saj, ajo kuptoi sesa shumë dhembje i kishte shkaktuar familjes dhe që nga ai moment vendosi të ndryshojë rrënjësisht jetën e saj.