Showbiz

Melania drejt divorcit me Donald Trump?!

Joe Diden u zgjodh presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kështu Donald Trump. Përveç humbjes së zgjedhjeve, duket se Trump po humb edhe në jetën private. Çfarë ka ndodhur mendoni ju?!

Mediat e huaja kanë raportuar se ish-presidenti ka dy ditë që po luan golf në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa herë pas here reagon në rrjetet sociale, duke akuzuar Biden-in për manipulim votash.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Melania është gati për divorcin. 50-vjeçarja është duke bërë gati stafin juridik për të nisur procedurat dhe mësohet se ajo do të kërkojë që djali i tyre 14-vjeçar të marrë një pjesë të barabartë të pasurisë së Trump.

Melania dhe Trump kanë pasur prej kohësh probleme në martesën e tyre, mirëpo e vetmja arsye që ajo nuk kishte kërkuar divorcin ishte në mënyrë që të mos ndikonte negativisht gjatë zgjedhjeve për president.