Celebrities Gossip Showbiz

Melinda Ademi arrin një super sukses me një prej këngëve të saj më të ndjera!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Artistja vendosi t’i surprizojë ndjekësit me një bashkëpunim veror me reperin Bardhi. Por nga ana tjetër edhe projektet e saj solo të publikuara më parë vazhdojnë të dëgjohen shumë dhe madje një prej këngëve të saj më të ndjera për dashurinë ‘Merre’ ka arritur plot 10 milion klikime duke shënuar kështu një super sukses për Melindën në këtë projekt solo.

Rina, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë duket se çdo gjë e kanë lënë në të shkuarën. Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka.