Food & Drink

Mëngjesi ideal që mund të konsumoni në zyrë, për ju që nuk keni kohë ta shijoni në shtëpi!

Për të pasur një mëngjes të shëndetshëm në punë mjafton të zgjidhni ushqimin e duhur nga makineta. Frutat dhe perimet janë nga natyra ushqime me kalori të ulët dhe të pasura me ujë, kështu që janë gjithmonë të mira, por nëse nuk keni një kuzhinë në zyrën tuaj ku mund t’i lini, mund të jenë të sikletshme, përveç nëse vendosni një banane ose një mollë në çantën tuaj në mëngjes.

Nga ana tjetër, drithërat janë aleatë të çmuar të linjave tona dhe premtojnë të na japin një stomak të sheshtë dhe lëkurë më të tonifikuar, ndërsa farat dhe frutat e thata janë një burim shumë i pasur vitaminash dhe kripërash minerale. Drithërat natyrale, përmbajnë jo vetëm pak kalori, por edhe pak sheqerna.

Çokollatën e zezë është mirë të mbani mend gjithmonë se është një antidepresant i shkëlqyer dhe falë flavonoideve lehtëson qarkullimin e gjakut. Është gjithashtu një burim i magnezit, i cili ndihmon në uljen e stresit. Karbohidratet nga ana tjetër të konsumuara në sasitë e duhura, ato ofrojnë nivelin e duhur të energjisë për të përballuar ditën. Ato do të mund të kënaqin urinë pa ju rënduar dhe pa tejkaluar sasinë e duhur të sheqerit.

Ngrënia e bajameve larg vakteve ndihmon në uljen e oreksit pa shkaktuar shtim në peshë. Rekomandohen jo më shumë se 8, për të pasur sasinë e duhur të yndyrës dhe proteinave dhe për të rikuperuar energjinë fizike dhe mendore. E njëjta gjë vlen edhe për arrat, lajthitë dhe stikat. Frutat e thata në përgjithësi kanë shumë përfitime, të cilat mund të shfrytëzohen edhe gjatë një diete pa rrezikuar shtimin në peshë. Kujdes vetëm me dozat. Të mos harrojmë biskotat të cilat kanë një fuqi të madhe ngopëse dhe mjaftojnë disa për t’u ndjerë të kënaqur.