Aktualitet

Merr flakë autobusi me pasagjerë në hyrje të Elbasanit!

Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasanit.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur të fikin zjarrin.

Në dyshimet paraprake thuhet se shkak i zjarrit ka qenë një një defekt në motorin e mjetit.

Lajmi në përditësim…