Aktualitet

Merr flake komisariati i policisë nr. 5 në Kamëz, plagosen 2 persona

Sonte në mbrëmje u përfshi nga flakët komisariati nr.5 në bashkinë e Kamzës. Raportohet se zjarri ka rënë në ambientet e brendshme të komisariatit atu ku mbahen personat e ndaluar.

Deri më tani, dy persona janë dërguar në spital, pasi kanë paraqitur probleme me asfiksinë.

Ndërkohë, zjarrfikëset, kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit u evakuuan nga godina, për shkak të tymit të dendur.

Mësohet se në këto momente zjarri është shuar dhe është vënë nën kontroll, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të Kamzës.