Showbiz

Meryl Streep, Nicole Kidman dhe Ariana Grande bëhen bashkë për një realizim të ri filmik

Janë të treja shumë të talentuara, të njohura, ato pa të cilat publiku nuk bën dot dhe tashmë janë bërë bashkë për një realizim kinematografik.

Bëhet fjalë për Meryl Streep, Nicole Kidman dhe Ariana Grande të cilat së shpejti nisin xhirimet e filmit më të ri “The Prom”. Ato do të bëhen bashkë për të luftuar për një vajzë e cila nuk lejohet që të marrë të dashurën e saj në mbrëmjen e maturës.

“The Prom” fillimisht ka qenë një mjuzikëll por së shpejti vjen si një film në “Netflix”. Ky realizim që do të sjellë 3 yjet e hollivudit pritet të dalë vjeshtën e vitit të ardhshëm.