Celebrities Gossip Showbiz

“Mes Oltës dhe Efit do të zgjidhja…”/Rudina Dembacaj zbulon më tepër rreth preferencave në BB VIP!

Kejsi Tola është padyshim një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe njihet për këngët e saj shumë të bukura të dashurisë. Megjithatë, këngëtarja nuk ka qenë edhe aq shumë aktive me projekte të reja muzikore, megjithatë së fundmi ka vendosur të na surprizojë.

Albumi më i ri këngëtares Kejsi Tola “Luminous” u promovua me një koncert inovator mes miqsh dhe personalitetesh të media dhe muzikës mbrëmjen e së mërkurës. Mes shumë të ftuarve ka qenë edhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj. Ajo ka treguar më shumë rreth miqësisë së saj me Kejsi Tolën.

Unë mezi kam pritur sepse dëgjova rastësisht me mikeshat e mija që Kejsi kishte shumë kohë që i dedikohej albumit në një studio shumë prestigjioze dhe sinqerisht ku ta gjejmë që të dëgjojmë muzikë të mirë. Do ta dëgjoj pafund kam përshtypjen sepse Kejsi ka një zë të mrekullueshëm dhe më mirë vonë se kurrë. Mu duk sikur e vonoi pak por mezi po pres ta dëgjoj. 

Nuk kishte si të mos mungonin edhe pyetjet rreth shoë-t më të ndjekur të momentit, Big Brother VIP. A e ndjek aktorja e njohur “Big Brother”-in?

Kam pasur shokun tim në “Big Brother” Amosin edhe isha gjatë gjithë kohës me takikardi kur ishte ai aty brenda sepse i kam thënë gjthmonë që nuk do të mirëkuptohesh dhe nuk do të kuptohesh nga masa sepse i tillë është ndërtuar. Unë e dua shumë dhe shyqyr që doli sepse kemi shumë projekte të bukura për të bërë. Më pas nuk e kam ndjekur rregullisht të them të drejtën e shoh edhe për shkak të punës sepse unë më parë imitoja Oltën tani Efin dhe më duhet patjetër por jo të gjithë ‘Prime’-in. 

Kush i pëlqen më shumë Rudina Dembacaj në imitim?

Olta forever. Mes Oltës dhe Efit më aq sa kam kuptuar dhe parë do të zgjidhja Oltën sepse ka mbajtur gjithmonë një linjë, e njëjta ngacmuese dhe dominante.

A do të ishte Rudina një Olta në BBV?

Jo, unë do të isha o zot larg qoftë sepse unë jam klaustrofobike nuk do të rrija dot aty brenda edhe nuk e di në çfarë do të isha shndërruar aty, në një Ursula.