Health & Beauty Lifestyle

Mësoni se çfarë duhet të bëni nëse foshnja juaj qan pa pushim!

Shumica e prindërve frikësohen kur nuk munden ta kuptojnë arsyen se përse foshnja e tyre është duke qarë. Beben mund ta keni ushqyer dhe mund t’ia keni rregulluar temperaturën e dhomës, por mund të jetë një arsye e rrezikshme se përse bebja juaj mund të jetë duke qarë pa ndaluar. Më e keqja është se shumica e prindërve nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për këtë fenomen.

Besojeni ose jo, por shpeshherë ndodh që një qime e çorapeve të lidhet rreth gishtave të bebes dhe të shkaktojë çrregullime. Kjo qime mund të shkaktojë dhimbje dhe bllokon qarkullimin e gjakut, të cilat edhe mund të rezultojnë në amputimin e gishtit të tyre nëse nuk vërehet në kohë. Pas një kohe gishti ënjtet më shumë dhe do ta keni edhe më vështirë ta vëreni qimen. Ky fenomen është shumë i rrallë, por shumë prindër e përjetojnë këtë herë pas here.

Ndërkaq, një kujdes i rëndësishëm pas ardhjes në jetë të foshnjës suaj është kujdesi ndaj kërthizës. Kur kujdeseni për kërthizën, është më e rëndësishme që të jetë e pastër dhe e thatë, ndaj bëni kujdes kur e lani. Para së gjithash, është e rëndësishme që të mos bie në kontakt me urinën ose jashtëqitjen e foshnjës.

Kordoni i kërthizës duhet të fashohet çdo ditë derisa të bjerë trungu i kërthizës, gjë që fillimisht bëhet nga infermierja. Pasi të keni larë duart, pastroni butësisht lëkurën rreth kërthizës me një garzë sterile të njomur me jod, me dorën tjetër pastroni drejtpërdrejt plagën e kërthizës, prisni disa minuta që plaga e pastruar me jod të thahet.

Mbi kërthizën e thatë vendosim një garzë të tretë sterile dhe e fiksojmë me flaster të blerë më parë në farmaci. Ka mënyra të tjera, por prindërit zakonisht përdorin këtë mënyrë. Gjatë procedurës së fashimit, është e nevojshme të trajtojmë butësisht kërthizën dhe të sigurohemi që të mos e prekim vetë plagën me duar, por vetëm me garzë sterile mbi të cilën është aplikuar më parë jod.