Celebrities Gossip Showbiz

Mesazhi motivues i Dafinës për Arilenën pak orë para fillimit të Festivalit është pikërisht ajo që duhet të bëjë çdo mikeshë!

Dy nga vajzat më të bukura dhe të talentuara, Dafina Zeqiri dhe Arilena Ara vendosën para pak kohësh të bashkojnë forcat e tyre për të sjellë një projekt muzikor. “Thirr policinë” është kënga e plotfuqishme me një mesazh shumë të rëndësishëm për forcën e grave dhe vajzave.

Përveçse u bashkuan për këtë projekt, dy artistet u bënë mikesha shumë të mira. Ditën e sotme, Arilena do të mbajë Festivalin e saj për albumin ‘PopArt’, një projekt shumë të madh për të cilin është shprehur tejet entuziaste. Fillimisht u përfol se prezente në këtë Festival do të ishte dhe Dafi, por duket se këngëtarja nuk ka patur mundësi të shkojë. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar atë t’i dërgojë një mesazh shumë motivues mikes së saj pak orë para nisjes së një koncerti kaq të rëndësishëm për të.

Zemrush paç fat sonte. Jep më të mirë në performancë. Do doja të isha aty që të suportoja, por kam një shfaqje sot në Gjermani. Shpresoj të shoh diku live. Të dua

 

Rikujtojmë se, e ftuar para pak ditësh në “Pardon My French” në një lidhje telefonike, Arilena zbuloi detaje shumë interesante lidhur me “Pop Art” Festival. Bëhet fjalë për “Pop Art”, që siç e quajti Arilena nuk është thjesht një projekt. Gjithashtu, ajo tregoi se është diçka shumë më e madhe se një album apo festival, është një brand, një gjë që do të ketë jetëgjatësi. Këngëtarja dukej shumë e emocionuar dhe e lumtur teksa po e priste me padurim ditën e sotme.