Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ekskluzivisht për Top Albania Radio Arilena Ara zbulon gjithçka për “Pop Art” Festival!

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” në një lidhje telefonike ishte këngëtarja shumë e dashur Arilena Ara. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, Arilena zbuloi detaje shumë interesante lidhur me “Pop Art” Festival. Bëhet fjalë për “Pop Art”, që siç e quajti Arilena nuk është thjesht një projekt. Gjithashtu, ajo tregoi se është diçka shumë më e madhe se një album apo festival, është një brand, një gjë që do të ketë jetëgjatësi. Këngëtarja dukej shumë e emocionuar dhe e lumtur teksa e pret me padurim datën 19.

Do të ketë surpriza… Kam një energji të akumuluar prej dy vitesh, do lë zemrën dhe energjinë time atje…

Por çfarë do të jetë ekzaktësisht “Pop Art” Festival?!

Data 19 nëntor, ora 19:00 do të kalojë përtej pritshmërive. Do të jetë një festë shumë e bukur, do mundohem të jap një nga performancat më të mira… Një natë e paharrueshme! E nisim me zemrën tonë Tiranën, por do të vazhdojë edhe në qytete të tjera. Është nje festival, jo thjesht një koncert.

Pse pikërisht në këtë datë?! A ka një rëndësi të veçantë koha për Arilenën apo është gjithçka rastësore?!

Ky muaji nëntor ka shënuar histori padashur. Do e bënim turin në shtator por në pamundësi të kohës fizike dhe për shkak të projekteve që kemi erdhi në nëntor.

Ndërkohë, Arilena i është përgjigjur thashethemeve rreth pjesëmarrjes së mundshme të këngëtares Dafina Zeqiri dhe arsyes se pse përfundimisht artistja nuk do të jetë pjesë.

Dafina ka qenë një nga të ftuarat e para, por nuk po menaxhonim dot datat.

Së fundmi, e pyetur nëse puna është gjithçka ku Arilena ka dedikuar kohën dhe energjitë e saj, këngëtarja është përgjigjur në mënyrë të përgjithshme, duke mos përjashtuar asgjë.

Fundja, dashuria është gjithmonë frymëzim…