Aktualitet

Meta në aksin Korçë-Ersekë: U shemb dy herë, rrezikon jetën e qytetarëve!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka inspektuar nga afër rrugën Korçë –Ersekë, për të cilën thotë se është shembur dy herë brenda një muaji.

“Më vjen shumë keq që ndodhem pikërisht këtu, në të ashtuquajturën rrugë të re Korçë-Ersekë, ku para dy ditësh ka ndodhur edhe shembja e dytë”, tha Meta.
Për Metën ky aks rrugor nuk ka lidhje me standardet e një rruge të re e madje siç shtoi ai rrezikon jetën e qytetarëve.

Dhe kush do që ka kaluar e ka kuptuar se kjo është një vepër që nuk ka asnjë  lidhje me standardet e një rruge të re, të një rruge të qëndrueshme, të një rruge të sigurtë. Kush do e kupton që është një rrugë e cila në çdo moment, mbart rreziqe për qytetarët, për shoferët, për pasagjerët. Sepse rrugët kanë qenë dhe janë një nga mjetet kryesore të Edi Ramës, për të justifikuar vjedhjen e qindra miliona eurove.”

“Aksidente që kanë ndodhur për shkak të mungesës së cilësisë, për shkak të mungesës së sigurisë në rrugë”, shtoi ai.
Kreu i PL theksoi se rrugët janë mjeti për të justifikuar vjedhjen e miliona eurove.

“Sikurse njëkohësisht janë edhe rrugë të cilat çdo ditë gëlltisin qindra miliona euro, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, për llogari të Edi Ramës dhe klientëve të tij.”

“Ne kemi bërë veprimet tona për shumë nga aktet dhe PPP. e kësaj qeverie që nuk mbarojnë. Dhe I bëjmë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo akt korrupsioni, u bëjmë thirrje gazetarëve të mos dorëzohen nga presioni”, tha Meta.