Showbiz

Michael Buble flet për herë të parë për periudhën kur vogëlushi i tij u diagnostikua me kancer

Këngëtari i famshëm Michael Buble ka prekur zemrat e fansave ditën e kaluar teksa i ftuar në “Carpool Karaoke” nga James Cordon ka zbuluar për herë të parë rrugëtimin e vështirë të familjes së tij kur i biri u diagnostikua me kancer në mëlçi.

Ai u shpreh se kur mori diagnozën u ndje sikur e gjithë bota e tij u rrënua por njëkohësisht duhet të tregohej i fortë për të birin Noah dhe për pjesën tjetër të familjes.

“Asokohe ne u zhvendosëm pranë familjes së bashkëshortes sime. Noah mund të rrinte me kushërinjtë e tij dhe fatmirësisht të ndiqej nga mjekët më të mirë në vend” ,-tha ai i përlotur.

“E kam shumë të vështirë të flas për atë periudhë. Ishte 2-vjeçari më i vështirë i jetës sonë por fal gruas sime të bukur dhe pjesës tjetër të familjes ja dolëm mbanë. Kur na thanë se më në fund ai u shërua, u rrëzova përtokë pasi gjunjët nuk më mbanin më” ,-përfundoi Michael.

Këngëtari do të publikojë albumin e tij të fundit vitin e ardhshëm pasi do të tërhiqet nga muzika për tu marrë me fushata bamirësie rreth sëmundjes së kancerit.