Celebrities Gossip Showbiz

Modeli i ri i flokëve të yllit të ekranit është në flakë!

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh ka habitur së fundmi me një ndryshim që ka bërë në pamjen e saj. Gjithmonë jemi mësuar ta shohim Xhemin me flokët e saj bjonde dhe nuk prisnim një eksperiment kaq të guximshëm nga ana e saj.

Teksa ka publikuar pak më parë një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ylli i ekranit ka treguar ngjyrën e re të flokëve, të cilat janë bjonde dhe në maja portokalli. Xhemi këtë herë u shfaq shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, megjithatë mund të themi me plot gojë se duket si një yll rock-u.

https://www.instagram.com/p/CUaCaDhI4uL/?utm_source=ig_web_copy_link

Kujtojmë se pak kohë më parë, siç rrallëherë ndodh që Xhemi të na tregojë momente nga jeta e saj private, ajo publikoi një fotografin të djalit të saj të vogël që na bëri sytë zemra. Teksa shfaqej në plazh nga ditët e pushimit që familja po kalonte, Xhemi na tregoi se i biri është një kopje e saja  identike në tipare.

E ftuar në “Ndryshe”, ajo zbuloi detaje mjaft interesante në një bisedë zbavitëse e me shumë humor. Xhemi zbuloi se ajo ka dashur në fëmijërinë e saj të bëhet mësuese për një arsye vërtet të ëmbël, pasi ka pëlqyer dhe imituar mësuesen e saj të fëmijërisë.