Botë e Çuditshme Tech

Fitojnë mijëra ndjekës dhe shumë para në muaj, por nuk janë të vërteta… Si u krijuan ‘dy motrat’ nga Inteligjenca Artificiale dhe po bëjnë lëmsh rrjetin?!

Gjithnjë e më shumë modele të krijuara përmes Inteligjencës Artificiale shfaqen në mediat sociale, duke e bërë të vështirë për shumë njerëz të dallojnë kur është një person real dhe kur është një krijim i AI. Ndër këto modele janë Emily dhe Fiona Pellegrini. Dy ‘motrat’ kanë grumbulluar më shumë se 220 mijë ndjekës në vetëm pak javë, duke postuar foto të tyre me të brendshme dhe duke detajuar udhëtimet e tyre magjepsëse në Itali, Spanjë dhe Francë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily Pellegrini (@emilypellegrini)

Dy vajzat u krijuan përmes Inteligjencës Artificiale nga një ekspert i teknologjisë me përvojë. Kur i kërkoi AI që t’i bënte imazhin e një gruaje të përsosur, ai pa Emily përpara tij. Pak javë më vonë, pasi krijimi i tij filloi të fitonte fansa në rrjetet sociale, ai vendosi t’i dhurojë asaj një “motër”, Fiona, e cila numëron mbi 44 mijë ndjekës. Motrat kanë arritur të fitojnë admirimin e futbollistëve të famshëm, mundësve të MMA-ve, madje edhe miliarderëve, disa prej të cilëve madje u kanë dërguar mesazh për t’i njohur më mirë, siç tregon krijuesi i tyre për “DailyMail”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fiona Pellegrini (@fionapellegrini)