Showbiz

Modelja e famshme shqiptare lë grimin dhe filtrat për të na shfaqur pasiguritë në fytyrë

Duhet theksuar se modelja shqiptare Emina Cunmulaj është një ndër personazhet më transparente e cila lë gjithmonë mënjanë kritikat për të qenë sa më pranë publikut për t’u dhënë atyre një mësim të mirë.

Së fundmi ajo ka postuar disa video në historinë e Instagram-it ku tregon se si një çrregullim hormonal për shkak të shtatzënisë ka ndikuar në pamjen e saj të jashtme.

Ajo ka lënë mënjanë filtrat dhe grimin për të shfaqur aknet dhe fijet gri tek flokët e saj. Edhe pse shumë njerëz mund ta paragjykojnë ajo ka vendosur të shfaqet ashtu siç është duke u dhënë të gjitha vajzave kurajo që të bëjnë të njejtën gjë.