Showbiz

Modelja shqiptare gati për një ndryshim drastik në look-un e saj

Modelja e famshme shqiptare e cila përgjatë gjithë muajit të fundit ka ndërmarrë nisma humanitare në Shqipëri e Mal të Zi, së fundmi ka vendosur të përqëndrohet pak tek vetja e saj.

Me anë të një postimi në historinë e Instagram-it, Emina ka zbuluar se është mëse gati për një ndryshim drastik në look-un e saj.

Ajo ka postuar foton e një modeleje me flokë të shkurtra dhe dëshiron të gjejë një stilist të mirë që t’i presë flokët e saj në të njejtën mënyrë pasi është lodhur nga flokët e gjatë.

“Jam gati. U lodha dhe flokët e gjatë po më neveriten. Kam nevojë për një stilist flokësh që të më bëjë këtë model. Pa eksperimente.” ,-shkruan ajo në Instagram.