Showbiz

Modelja shqiptare habit me format trupore 2 muaj pas lindjes

Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të dashura shqiptare e cila edhe pse prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara është gjithmonë pranë traditave dhe publikut shqiptar.

Rreth dy muaj më parë ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë Mia Soraya në një shtatzëni e cila pati disa komplikime. Për herë të parë ajo ka shfaqur format e reja trupore dhe të gjithë po flasin për të.

Emina Cunmulaj së fundmi ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaq format perfekte trupore vetëm 2 muaj pas lindjes.

Ajo ka marrë reagime shumë pozitive nga fansat e saj dhe duket e mirekullueshme me format e reja.