Sport

MOTO GP/ Garë e fortë në Spanjë, triumfon Bagnaia!

MOTO GP ka dhuruar sërish emocione të shumta, kësaj radhe në Çmimin e Madh të Spanjës, me Françesko Bagnaia që ja doli të triumfonte mbi kampion në fuqi, Fabio Kuartararo.

Italiani arriti sukesin e parë të këtij vitin dhe të pestin në karrierë, ku nuk e lëshoi kreun që nga kthesa e parë e garës, e deri në atë të fundit.

Një garë e ndezur u bë edhe për vendin e tretë, ku Aleiks Espargaro arriti të siguronte podiumin në një sfidë me Mark Markez dhe Xhek Miller.

Vendi i 3-të dhe i katërt zihet nga 2 spanjollë. Bëhet fjalë për Esparago dhe Marquez. I pesti qëndron Miller.

Në rënditjen e përgjithshme kryeson sërish Quartararo, i  cili shpreson që ta mbajë këtë vend sa më gjatë të jetë e mundur.