Sport

Spektakël në MotoGP, Kuartararo triumfon në Çmimin e madh të Katalunjës!

Çmimi i madh i Katalunjës është përmbyllur me fitoren e francezit të “Yamaha”s, Fabio Kuartararo që ka triumfuar në garën e ditës së sotme.

Gara u shoqërua nga gabimet individuale të pilotëve që shpesh humbën kontrollin e motorëve të tyre dhe si pasoj edhe pozicionet në pistë si rasti i pilotit Aleks Esparago që gaboi në llogaritet lidhur me distancën me pilotët e tjerë dhe humbi disa pozicione rresht.

Vendi i dytë dhe i 3-të shkon për Jorge Martin dhe Johann Zarco. Spanjolli Aleix Espargaro bën gjithçka gabim dhe feston një xhiro para fundit, duke bërë që të tjerët të përfitojnë dhe ta parakalojnë. Espargaro zuri pozicionin e pestë, pas bashkëkombasit Juan Mir.

Ky është suksesi i dytë në këtë Botëror për Fabio Kuartararon që shlyen gabimin e vitit të shkuar që i mohoi fitoren në këtë pistë.