Showbiz

Morgan Freeman akuzohet nga 8 gra për ngacmime seksuale

Vazhdon vala e ngacmime seksuale në industrinë e Hollywood dhe këtë herë e gjithë vëmendja mediatike shkon për aktorin e famshëm Morgan Freeman i cili është akuzuar nga 8 gra të ndryshme.

Reporterja Chloe Melas e cila është një ndër akuzueset ka bërë kërkime më të thella rreth kësaj çështje duke intervistuar një pjesë të mirë të grave të cilat kanë patur marrëdhënie pune ndër vite me aktorin e famshëm.

Një asistente produksioni e cila ka punuar për Freeman në vitin 2015 është shprehur se 80-vjeçari e ka prekur pa dëshirën e saj dhe është përpjekur t’i heqë fundin që mbante veshur.

Vajza të tjera kanë treguar se Morgan u kërkonte që të vinin në punë pa të brendshme pasi kështu i pëlqente atij dhe gjatë gjithë kohës u bënte komplimente seksuale.

Akuza ka pasur edhe nga gazetare të ndryshme të cilat e kishin shumë të vështirë ta intervistonin për shkak se ai i sulmonte verbalisht. Një ndër akuzueset që ka dalë kundra aktorit është edhe një reportere e cila kur ka qenë në muajin e 6-të të shtatzënisë, gjatë një konference me Morgan ai i shtrëngoi dorën dhe i përshpëriti në vesh “do të doja të isha unë në barkun tënd”.

Sa i përket këtyre 8 akuzave për ngacmime seksuale, Morgan Freeman nuk ka reaguar për të dhënë shpjegime.