Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Don Xhoni dhe Fero sapo na paralajmëruan bashkëpunimin e parë mes tyre?

Don Xhoni, një nga reperat më të përfolur të momentit, ku ka spikatur shumë për shkak të ‘freestyle-ve’ të tij. Këngët e tij bëhen gjithmonë hite dhe ka arritur të fitojë zemrat e shumë ndjekësve vetëm për pak kohë. Shumë prej teksteve të djaloshit nga Drenica kanë qënë shumë të veçanta dhe origjinale, ku disa prej frazave janë bërë trend.

Përvec fansave të tij, Don Xhoni ka pasur mbështetje edhe nga kolegë të tij, ndër ta ka qënë edhe reperi i njohur Fero, i cili ka postuar në Instastory një fragment nga kënga e Don Xhonit duke treguar suportin e tij ndaj reperit nga Drenica. Por ajo që vihet re është ripostimi i bërë nga ana e Don Xhonit, ku nga disa emoji të vendosur nga ai, na lë vend të dyshojmë për një bashkëpunim mes reperave.

Ende nuk dihet nëse vërtet dicka po gatuhet, por le të shpresojmë që një bashkepunim i tillë vërtet ekziston.

Para pak ditëve, Xhonatani festoi ditëlindjen e tij dhe edhe pse mbushi vetëm 22 vjeç ka arritur të na tregojë se ky është vetëm fillimi i karrierës, por gjithsesi plot suksese dhe hite. Dhe padiskutim që të gjitha këto shpërblehen, Don Xhoni ka arritur që t’i blejë vetes një vilë.