Showbiz

Mos ndoshta Rita Ora do të xhirojë një tjetër klip në Kosovë?

Tashmë është konfirmuar se këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora do të jetë e pranishme në 10 vjetorin e Pavarsisë së këtij shteti dhe surprizat nuk kanë të sosur.

Pak ditë më parë u përfol në median online se vetë Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ofroi avionin e tij privat që të mundësonte mbërritjen sa më komode të këngëtares. Kjo sigurisht që ishte një surprizë e bukur për 27-vjeçaren dhe ndoshta është radha e saj për të na surprizuar të gjithëve ne.

Aludohet se Rita krahas koncertit që do të mbajë në Prishtinë më 17 shkurt, gjithashtu do të xhirojë edhe një tjetër videoklip në vendlindjen e saj. Ky lajm ka gëzuar publikun shqiptar megjithëse pritet ende një konfirmim nga vetë këngëtarja.