Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Ylli Limani sapo na zbuloi titullin e këngës së tij më të re?

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe këngët e tij të ndjera kanë fituar zemrat e shumë njerëzve. Projektet muzikore që ai lançon gjithmonë arrijnë të numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtarin tepër të pëlqyer nga publiku.

Vetëm pak minuta më parë, Ylli na tërhoqi vëmendjen me një Instastory. Teksa shfaqet një sfond i zi, mbi të këngëtari shkruan:

me jetu 

Kjo story na ngriti dyshimet se ndoshta “Me jetu” mund të jetë titulli i ri i këngës së rradhës që këngëtari do të lançojë, megjithatë na duhet ende të presim për detaje të tjera nga Ylli.

Ylli shpesh publikon video funny në rrjete sociale, por duket se këtë herë një incident i pakëndshëm i ka ndodhur gjatë pushimeve të tij. Këngëtari ka publikuar një video teksa shfaqet duke hequr nga balli i tij një leukoplastë pas një incidenti që i kishte ndodhur. Ylli ka treguar se është vrarë paksa në ballin e tij pas një loje me gurë në plazh dhe ka bërë dy qepje të vogla në spital.

Kënga e fundit e Yllit është “E di x Marre” në bashkëpunim me Elvanën. Dyshja solli këngën para dy muajve dhe sot numëron 17 milion klikime, teksa renditet dhe në ‘The Top List”.