Celebrities Gossip Showbiz

“Mos u ngatërro me mua”, Fjolla Morina bën postimin provokues në rrjete sociale!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.

Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen me anë të një shprehje që padyshim duket si një ‘thumbim’ në Instastory. Teksa ka postuar një foto të sajën shumë provokuese teksa imiton djemtë në tualet krahas këngëtarja shkruan:

Mos u ngatërro me mua

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por kohëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të rikthehej. E ashtu siç premtoi, Fjolla publikoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Nushi. ‘Suppa Duppa’ me një videoklip shumë të nxehtë.