Showbiz

Mozzik dhe Loredana shumë shpejt me bashkëpunimin e tyre të parë

Ata janë një ndër çiftet më të përfolur në industri dhe të gjithë flasin pa fund për suksesin e tyre në muzikë.

Fansat e Mozzik dhe Loradana prej një kohe të gjatë tashmë kanë kërkuar një bashkëpunim mes tyre dhe më fund kjo gjë po realizohet.

Ditë më parë dyshja kanë postuar një foto në llogaritë e tyre të Instagram-it ku shihen duke mbajtur në duar një tabelë ku shkruan 14/09/2018.

Ka qenë Getinjo ai i cili nuk ka pritur por ka zbuluar sekretin e kësaj date. Ai ka treguar se më në fund Loredana dhe Mozzik janë gati për projektin e parë muzikor që do të lançohet pikërisht në këtë datë.