Showbiz

“MTV EMA”, këngëtarja e famshme performon si asnjëherë më parë!

“MTV Europe Music Awards” si shumë evente të tjera u xhirua në kushte të vështira për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19. Eventi i rëndësishëm i muzikës për herë të parë nuk u transmetua live por u regjistrua pjesë pjesë në lokacione të ndryshme, duke bërë që fansat e muzikës të mos e shijojnë dot në kohë reale.

Megjithatë, performancat ishin të bukura e të kuruara në detaj ashtu si në edicionet e kaluara. Yjet e mbrëmjes të cilët fituan më shumë çmime ishin BTS, grupi korean i djemve që po pushtojnë me shpejtësi industrinë e muzikës.

Një ndër interpretimet më interesante ishte ajo e Alicia Keys e cila u shfaq me një maskë jo të zakonshme. Ylli i muzikës kishte vendosur apo më saktë veshur, një maskë të thurur me gurë të çmuar që nuk i mbulonte vetëm gojën e hundën por të gjithë kokën. Nuk është e qartë se si ajo arriti të shohë me maskën që i vishte sytë, por ama kjo nuk ndikoi aspak në performancën live.

Alicia interpretoi në ceremoninë e 37-të të “MTV EMA”, prurjen më të re muzikore të saj “Love Looks Better”.